Kroçiere në Barcelonë, Siçili, Tunizi

1398 € ( Të rritur: 2 )
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 05.55. Mbrritja në Barcelonë në orën 08.40. Transferta për në Qytet. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Imbarkimi në Kroçieren Costa Smeralda, Inaguruar më 2019. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Kroçiere. Gjithë Ditën Relaks në Korçiere. Drekë në Kroçiere. Darka në Kroçiere.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në La Goullette, Tunizi, në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Tunizi. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 17.00. Darka në Kroçiere.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Palermo, Itali, në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Palermo. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 16.30. Darka në Kroçiere.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Civitavecchia, Romë në orën 08.30. Shëtitje opsionale në Romë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 19.00. Darka në Kroçiere. 
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Savona në orën 08.30. Transferta për në Aeroportin e Gjenovës. Fluturimi Gjenova - Tiranë. Nisja nga Gjenova në orën 13.55. Mbrritja në Tiranë në orën 15.40.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion Tiranë - Barcelonë dhe Gjenova - Tiranë
2. Transfertat me autobus.
3. Shëtitjet me Autobus dhe Shoqërues në Barcelonë.
4. Akomodim 5 net në Kroçieren Costa Smeralda.
5. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
6. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Ndalesave në Palermo, Romë dhe Tunizi, 
7. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
8. Taksat Portuale.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet Opsionale që ofron Kroçierja.
4. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
5. Siguracioni Shëndetësor
4. Transfertat me autobus gjatë ndalesave, nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.
Kujdes:
- Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
- Në zbritje në Palermo, Romë dhe Tunizi nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik.
- Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë. Bakshishet faturohen automatikisht dhe paguhen në Recepsion. Nëse keni një arësye të fortë mund ta kundërshtoni gjatë udhëtimit (jo në fund).

Kroçiere në Barcelonë, Siçili, Tunizi

Zgjidhni hotelin

Datat e nisjeve
Nisja: 02-03-2026

Kabine e Jashtme

2 Mars
Çmimi Total

1398 €