Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Bolonja. Nisja
më 06:15. Mbrritja në Bolonja më 08:00. Nisja për në Parma. Udhëtimi zgjat
rreth 1.5 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Parmës: Katedralja Duomo, Piazza Garibaldi, Sheshi Republikës, Teatri Farnese, Teatri Regio, Bazilikata Santa Maria. Kthimi për në Bologna, Vizitë e Monumenteve Kryesore të Bolonjës: Shatërvani Neptune, Piazza Maggiore, Palazzo d'Acursio, Bazilika San Petronio, Piazza Santo Stefoanno, Dy Kullat: Asinelli dhe Garisanda. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi
në Hotel. Nisja për në San Marino.
Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San Marino.
Kthimi për në Rimini. Vizitë e Monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius,
Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, Transfertë për në
Aeroportin e Bolonjës. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 22:55. Mberritja
në Tiranë në 00:30.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me
përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka
shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në
Venecie.
4. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish
jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga
Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe
spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe
Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga
qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi
Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në
qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si
Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.