Bilbao, Biarritz dhe Lourdes

768 € ( Të rritur: 2 )
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Santander. Nisja nga Tirana në orën 17.25, Mbrritja në Santander në orën 20:35. Transferimi në Bilbao. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e qytetit të Bilbao: Muzeu Guggenheim (nga jashtë), Zona moderne dhe Casco Viejo. Vazhdim drejt San Sebastian (Donostia). Vizitë e qytetit: Playa de la Concha, Qyteti i vjetër (Parte Vieja). Pasdite, kalimi i kufirit drejt Francës dhe vizitë në Biarritz: Rocher de la Vierge, Shëtitore bregdetare e Atlantikut. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisje drejt Bayonne dhe vizitë e qytetit: Qyteti i vjetër, Katedralja Sainte-Marie. Nisje drejt Lourdes. Vizitë në: Sanctuaire Notre-Dame de Lourdes, Grotte de Massabielle. Vazhdim drejt Pau. Vizitë panoramike e qytetit: Château de Pau (nga jashtë), Pamje mbi Pirenejtë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisje herët drejt Santillana del Mar. Pushime teknike gjatë rrugës. Mbrritje në mesditë. Vizitë në Santillana del Mar: Qytet mesjetar shumë atraktiv, Colegiata de Santa Juliana, Rrugicat Mesjetare, Shtëpitë prej guri. Pasdite, Nisje drejt Santander. Shëtitje e shkurtër panoramike: Palacio de la Magdalena, Playadel Sardinero, Qendra Historike dhe shëtitore bregdetare. Transferta në Aeroportin e Santander. Fluturimi direkt Santander - Tiranë. Nisja nga Santanader në orën 21.10. Mbrritja në Tiranë në orën 00.10.


Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Santander - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.


Bilbao, Biarritz dhe Lourdes

Datat e nisjeve
Nisja: 09-04-2026

9 Prill
Çmimi Total

768 €