info@plazh.com +35542233997

Vjeshtë në Stamboll dhe Cappadocia


Detajet e turit

Dita e Parë: 
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 02.20. Mbrritja në Stamboll në 06:00. Transferte në hotel për te konsumuar mëngjesin. Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje dhe darkë në Hotel.
Dita e Dytë: 
Fluturimi për në Kayseri. Nisja në 06:20. Mbërritja në Kayseri në 07:40. Transfertë me autobus për në zonën turistike të Kapadokias. Fillohet nga Lugina Devrent. Më pas në Avanos,  qyteti i artizanëve të qeramikës, që gjendet në brigjet e lumit te Kuq, lumit më të madh të Turqisë. Vizitë në Muzeun e Pashabag, ose ndryshe Lugina e Murgjëve. Pas dreke do të shkojmë për të vizituar qytetin Yçhisar dhe qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Darkë dhe fjetje në hotel. 
Dita e Tretë: 
Mëngjesi në hotel. Në mëngjes herët, Fluturim me balona. Pasdite vizitë në Muzeun e Hapur të Göremes dhe shëtitje me motorra me katër rrota per zbuluar shkretetirën e Göremes si dhe për perëndimin magjik në zonën e Kapadokias. Darkë dhe fjetje në hotel. 
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaimakli. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në 16.10. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21.40.

Në pagesë përfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll - Kayseri -Stamboll - Tiranë.
- Akomodimi në Hotel Aspen 4* në Stamboll
- Akomodimi në Hotel Dinler 5* në Cappadocia.
- Mëngjeset dhe darkat sipas programit.
- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
- Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit
Në pagesë nuk përfshihen:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim 
- Pijet gjatë Vakteve
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume


Vjeshtë në Stamboll dhe Cappadocia

Datat e nisjeve
Nisja: 30-10-2020
Çmimi Total

718 €

s