info@plazh.com +35542233997

Fundjavë në Vendet e Shenjta


Detajet e turit


Dita e Parë:
Nisja nga Tirana ne orën 08.00.
Ndalesë e shkurtër në Gjurmën e Sari Salltikut. Mbrritja në Krujë. Vizitë në Kala. Të lirë për vizitë në Muze dhe Pazarin e Vjetër. Vazhdimi Udhëtimit për në Sari Salltik. Vizitë e lirë në Shpellën e Shenjtë të Sari Salltikut. Drekë e lirë. Vazhdimi i Udhëtimit për në Qafë Shtamë. Gjatë rrugës ndalesë e shkurtër në Shkëmbin e Vajës. Mbrritja në Parkun Kombëtar në Qafë Shtamë. Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Burrel. Rruga për në Burrel është e shkurtër, por e vështirë, e pa shtruar dhe zgjat më shumë sepse udhëtohet me ngadalë. Pushim i shkurtër në Burrel. Nisja për në Rubik. Vizitë e shkurtër në Kishën e Rubikut. Vazhdimi i udhëtimit për në Laç. Vizitë në Kishën e Shna Ndout. Vazhdimi i udhëtimit për në Lagunën e Patokut. Drekë e lirë. Pasdite, kthimi për në Tiranë.

Në Pagesë përfshihen:
- Udhëtimi me Autobus 
- Fjetje në Hotel në Qafë Shtamë
- Mëngjes dhe Darkë në Hotel
- Shoqërues Shqiptar gjatë tërë Udhëtimit

Në Pagesë nuk përfshihen:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim 
- Pijet gjatë Vakteve
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume


Fundjavë në Vendet e Shenjta

Datat e nisjeve
Nisja: 19-09-2020
Çmimi Total

0 €
Nisja: 03-10-2020
Çmimi Total

98 €
Nisja: 10-10-2020
Çmimi Total

98 €
Nisja: 17-10-2020
Çmimi Total

98 €

s