Udhëtim në Dubrovnik

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi, ku ndalesa jonë e parë do jete qyteti magjeps të Kotorrit, me arkitekturen e tij te vecante veneciane dhe kështjellen qindravjecare Ilire. Vizitë e shkurtër e qytetit. Mbasi kemi vizituar Kotorrin i drejtohemi Portit të Sheikve (marre nofkën pas Fondit të Investimit të Dubait) në Qytetin e Tivatit, duke shijuar perendim në portin e yachteve. Nisja per në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Akomodimi dhe darkë në hotell.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Akomodimi dhe darkë në hotell.

Dita e Trete: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Kalimi me traget nga Gjiri i Kotorrit. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë rreth 2 orë në qytetin e Budvës ku do njihemi me historinë që mbartin muraja mesjetare e qytetit të vjetër, Citadela, Statuja e Valltares si dhe Marina e Yachteve e qytetit. Me pas vazhdojme udhëtimin për në Shqipëri.


Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel 4* per 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjes dhe darkë për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Takstat e qytetit 2 euro per person per natë.

Udhëtim në Dubrovnik

DATAT E NISJEVE
Nisja: 08-04-2023

8 Prill
Çmimi Total

238 €
Nisja: 21-04-2023

21 Prill
Çmimi Total

258 €
Nisja: 29-04-2023

29 Prill
Çmimi Total

258 €