info@plazh.com +35542233997

Golden Sands

/ Korfuz
30 km nga aeroporti


Golden Sands

Korfuz
Alternativat e dhomave dhe akomodimit
Free Sale
Dhome Standarte + 0 €


All Inclusive (AI)
4 Netë
Çmimi Total

472 €
Rezervo
Departure Bus
Tiranë-Korfuz
2020/07/02 23:00
Return Bus
Korfuz - Tiranë
2020/07/07 10:00

Hoteli Golden Sands me 3 yje, është ndërtuar në një plazh me rërë në Agios Georgios Argirades, një nga plazhet më të mrekullueshme të Ishullit të Korfuzit. Hoteli mund t’ju ofroj momente relaksi nën diellin përvëlues Grek, ndërsa kë mundësinë të vizitosh edhe bukuritë e tjera të Korfuzit.

Atributet e hotelit
  • Sugjeruar
  • Familjar
  • Plazh.com Ekskluzive
Përshkrim i hotelit

Hoteli Golden Sands me 3 yje, është ndërtuar në një plazh me rërë në Agios Georgios Argirades, një nga plazhet më të mrekullueshme të Ishullit të Korfuzit. Hoteli mund t’ju ofroj momente relaksi nën diellin përvëlues Grek, ndërsa kë mundësinë të vizitosh edhe bukuritë e tjera të Korfuzit.

Vendndodhja

-       Shërbim transporti urban: Ka një linjë autobusi që vjen nga qëndra e qytetit dhe të sjell deri në hotel;

-       Distancat: Qyteti i Korfuzit është 33 km; Aeroporti është 31 km; qyteti i Kavos është 25 km; Porti i Korfuzit është 34 km;

-       Fshati i Agios Georgios Argirades është një zonë shumë e bukur, e cila ndodhet në Jug-Perëndim të ishullit, aty ku pamja e detit Adriatik shtrihet përpara jush me ujërat e tij të pastërta.

-       Në Agios Georgios Argirades ka një shumëllojshmëri restorantesh, tavernash, baresh, klubesh nate, mini-marketesh, shkollash për të mësuar sportet uroje.

Dhomat:

Golden Sands disponon 180 krevate në godinën kryesore.

Dhomat janë të pajisura me:

-       Ajër të kondicionuar;

-       Televizor;

-       Mini-bar;

-       Telefon;

-       Tharëse flokësh;

-       Linjë telefonike direkte;

-       Lidhje interneti pa kabell për dhomat brenda zonës WiFi;

-       Ballkon me pamje nga deti, pjesërisht nga deti dhe nga pishina;

Restorantet dhe Baret

Në hotelit Golden Sands do të gjeni:

-       Bar i Pishinës, në të cilin do mund të shijoni një pije ose një snack;

-       Bari i Brendshëm, i cili hapet atëhere kur kushtet atmosferike nuk të lejojnë të qëndrosh jashtë;

-       Restoranti me hapësira të brendshme dhe të jashtme, në të cilin do të shërbehen mëngjesi si dhe vaktet e tjera të ditës. Gjithashtu hoteli ofron edhe menu speciale për vegjetarianet dhe për diabetiket, duke bërë porosinë të kuzhinierët. Mëngjesi mund të shërbehet edhe herët në mëngjes nqs klientët e dëshirojnë.

Facilitet e hotelit

-       Recepsion 24 ore në ditë, aty ku mund të merrni informacion ose t’ju ofrohen shërbimet si: Këmbim valutor, kasafortë, shërbim postar, informacione të përgjithshme, telefon, kënd interneti me linjë broadband;

-       Zone interneti pa kabëll, e cila mbulon zonën e pishinës, restorantin, baret, recepsionin dhe shumicën e dhomave;

-       Hoteli disponon parkim për makinat dhe për motorrat;

-       Netët tematike, (Netët Greke, Netët ndërkombëtare të kërcimit etj.) të organizuara nga një grup kërcimtarësh profesionist gjatë periudhave të caktuara;

-       Pishinë me ujë të rrjedhshëm dhe dush, çadra dhe shezlong. Pishinë për fëmijët;

-       Kënd lojrash për fëmijët;

-       Plazh me rërë ku mund të zhvillohen sporte ujore shumë afër hotelit;

-       Hoteli disponon një fushë tenisi dhe një mini-basketbolli për ata qe janë tipa sportive;