info@plazh.com +35542233997
Fjalkalimi i gabuar!
Nuk keni një llogari ? Regjistrohu
https://plazh.com/KriopigiBeach2nrVXP
Kriopigi Beach me 4 yje, është një resort qe ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër. Ndërtuar në një zonë strategjike, 120 metra lartësi mbi nivelin e detit, pranë pyjeve, duke ofruar pamje të pafundme panoramike mbi gjirin e Toroneos dhe gjithe zonës së Sithonias.
Ai është ndërtuar në përputhje me stilin lokal arkitekturor, ka 170 dhoma standarte dhe 8 suita junior, të gjitha të paisura më komoditetet dhe mjetet e nevojshme për pushime të kënaqshme.
Restoranti Alexander The Great është vendi ideal për të shijuar mëngjesin, drekën apo darkën me gatime të shijshmë e shërbime të cilësisë së lartë. Gjithashtu atmosfera qe krijon bar Dolphins, një bar pishinë, është e veçantë dhe relaksuese.
Gjithashtu Hoteli ofron:
- Shërbim hekurosje
- Ajër të kondicionuar në zonat e përbashkëta
- Vend për ruajten e bagazheve
- Krevat për fëmijët nqs klientët e kërkojnë
- Radio në dhomë
- Dush - Ballkon - Frigorifer
- Kënd lojrash për fëmijët
- Masazh
- Shezllone dhe çadra në Pishinë