Tur në Indi dhe në Dubai

/
2798 €
Detajet e turit

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.  Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi (WIZZ-AIR). Nisja nga Tirana në orën 18:30.

Dita e Dytë:  - Mbrritja në Abu Dhabi në orën 01:40. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale), Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Transferimi për në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Direkt Dubai - Delhi. Nisja nga Dubai në 22.00.

Dita e Pestë: Mbrritja në Delhi në 03.00. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel.  Nisja për në Qutub Minar. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë:  Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Nisja për në Aeroportine Delhit. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Fluturimi Direkt Delhi - Dubai. 
Dita e Tetë: Nisja nga Delhi në orën 04.10. Mbrritje në Dubai në orën 06.50. Transferta me Autobus nga Aeroporti i Dubait për në Aeroportine Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  - Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 - Mbrritja ne Tirane 17:35.

HOTELI NE DUBAI 

 ECOS Dubai Hotel -Vlerësimi në booking 9.1   https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels

HOTELET NE INDI

09 Mars  -  WelcomHotel by ITC Dwarka (5*) 

10 Mars -  WelcomHotel by ITC Dwarka 

11 Mars -  Grand Mercure Agra (5*) 


Në pagesë përfshihen:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe Abu Dhabi  dhe në Indi dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai dhe Abu Dhabi me Mëngjeset në Hotel.
• Akomodimi në Hotel në Indi me Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip në Dubai dhe Indi.
• Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.
• Guida vendase në disa Shëtitje
• Vetëm 1 çantë shpine.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro, ne Indi prej 30 Eurosh dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat për Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €30 në Indi
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €59
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €64
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47 
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
 Informacion: Për shtetasit me pasaportë shqiptare nuk nevojitet  vizë hyrje në Emiratet e Bashkuara  Arabe.

Tur në Indi dhe në Dubai

DATAT E NISJEVE
Nisja: 08-05-2024

8 Maj
Çmimi Total

2798 €