Nga Data: Deri datė: Dhomė

Lagomandra Hotel&Spa-Sithonia Halkidiki (F)

Halkidiki

Halkidiki

 

Hoteli Lagomandra është me 4 yje. Gjendet në një zonë të qetë midis shpateve të malit Itamos dhe ujërave të kristaltë dhe me një ngjyrë blu të errët të Gjirit të Toroneos, në rërën e artë të Lagomandra, deti i së cilës është nderuar me cmimin e “Flamurit Blu” nga Bashkimi Europian.

Hoteli ndodhet rreth 150 metra larg detit, 100 km. larg Aeroportit të Selanikut dhe 6 km. larg qytetit piktoresk të “Nea Marmara”, në Sithonia, në Gadishullin e Halkidikisë.

Është një hotel tepër miqësor dhe i përshtatshëm për njerëz që kerkojnë qetësi dhe relaks gjatë pushimeve të tyre.Gjithashtu Hoteli njihet për natyrën e mrekullueshme të cilin e rrethon.

Në vitet 2007-8 hotelit i është bërë një rikonstruksion total duke futur në të facilitete të një cilësie të jashtëzakonshme.

Hoteli Lagomandra ka 130 dhoma, të cilat janë të pajisura me ajër të kondicionuar gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Dhomat kanë tharëse flokësh, linjë direkte telefoni, frigorifer, antenë satelitore, muzik dhe krevat për femijët e vegjël.

Të gjitha dhomat kanë verandë ose ballkon me pamje nga kopshti. Dhomat gjenden në shpatet e një mali, kështu që nuk do të ishte i përshtatshëm për njerëzit me probleme në ecje.

Në restorantin kryesor, pushuesit mund të shijojnë përditë mëngjesin dhe darkat në bufetë e përgatitura, ndërsa në tavernën tradicionale, e cila gjendet në afërsi të detit, serviren gatimet e shkëlqyera të kuzhinës tradicionale Greke dhe një shumëllojshmëri peshku, i cili mund të konsumohet duke paguar dicka më shumë.

Gjatë ditës, Snack Bar-i që gjendet afër pishinës, ofron një varietet pijesh dhe snacks. Aktivitetet sportive dhe aktivitetetet e pushimit në hotel perfshijnë Jacuzzi-në në zonen e pishinës, fushë basketbolli, fushë volejbolli në rërë, tavolinë ping-pong-u dhe bicikleta për të bërë xhiro në mal, të cilat jepen me qera.

 Koncepti Half Board - Mëngjesin dhe Darkën bufe.

Holeti gjithashtu ofron:

- Tavernë tradicional Greke me nje shumellojshmeri peshku;

- Snack Bar afër pishinës;

- Jacuzzi-në në zonen e pishinës;

- Fushë basketbolli;

- Fushë volejbolli në rërë;

- Tavolinë ping-pong-u;

- Bicikleta për të bërë xhiro në mal, të cilat jepen me qera.

Kujdes:
Nga 1 Janari 2018, në të gjithë Hotelet e Greqisë aplikohet Taksë lokale Qëndrimi
Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel. 
Taksat janë: 
• Hotel 5*: €4.00 për dhomë në natë
• Hotel 4*: €3.00 për dhomë në natë
• Hotel 3*: €1.50 për dhomë në natë
• Hotel 2* dhe 1*: €0.50 për dhomë në natë

Më Shume Detaje: Distancat :

- 150 metra larg detit
- 100 km. larg Aeroportit tė Selanikut
- 6 km. larg qytetit piktoresk tė “Neos Marmaras”



Lagomandra Hotel&Spa-Sithonia Halkidiki (F)

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Dhomė Superiore Pamje Nga Kopshti (Max: 3 rritur) Tarifa
nga 28/04/2018 nė 31/05/2018
€ 71.07
nga 01/06/2018 nė 14/06/2018
€ 104.42
nga 15/06/2018 nė 30/06/2018
€ 142.14
nga 01/07/2018 nė 31/08/2018
€ 182.62
nga 01/09/2018 nė 15/09/2018
€ 142.14
nga 16/09/2018 nė 30/09/2018
€ 104.42
» Dhomė Superiore Pamje Nga Deti (Max: 3 rritur) Tarifa
nga 28/04/2018 nė 31/05/2018
€ 75.90
nga 01/06/2018 nė 14/06/2018
€ 111.55
nga 15/06/2018 nė 30/06/2018
€ 149.50
nga 01/07/2018 nė 31/08/2018
€ 193.20
nga 01/09/2018 nė 15/09/2018
€ 149.50
nga 16/09/2018 nė 30/09/2018
€ 111.55
nga 01/10/2018 nė 21/10/2018
€ 82.80
» Dhomė Deluxe (Max: 2 rritur + 1 fėmijė ose 3 rritur) Tarifa
nga 28/04/2018 nė 31/05/2018
€ 83.03
nga 01/06/2018 nė 14/06/2018
€ 129.95
nga 15/06/2018 nė 30/06/2018
€ 161.23
nga 01/07/2018 nė 31/08/2018
€ 213.90
nga 01/09/2018 nė 15/09/2018
€ 161.23
nga 16/09/2018 nė 30/09/2018
€ 127.65
nga 01/10/2018 nė 21/10/2018
€ 89.70
» Suite Xhunior Pamje nga Kopshti (Max 2 Rritur +2 Femije ose 3 Rritur) Tarifa
nga 28/04/2018 nė 31/05/2018
€ 92.46
nga 01/06/2018 nė 14/06/2018
€ 123.86
nga 15/06/2018 nė 30/06/2018
€ 196.65
nga 01/07/2018 nė 31/08/2018
€ 222.87
nga 01/09/2018 nė 15/09/2018
€ 196.65
nga 16/09/2018 nė 30/09/2018
€ 123.28

Ēmimet pėr dhomė, akomodimi gjysėm pensioni

Nga Data: Deri datė: Dhomė