Nga Data: Deri datė: Dhomė

Pranverė nė Spanjė dhe Portugali, 8 Ditė €649

4. Spanje

4. Spanje

Dita e Parë, 25 Maj 2017: Nisja nga Tirana me autobus për në Shkup. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje në Shkup në orën 15.00. Fluturimi direkt Shkup - Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18.05. Mbrritje në Barcelonë në orën 21.35. Tranferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e Dytë, 26 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 27 Maj 2017: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zaragoza në mëngjes. Mbrritje në Zaragoza rreth ores 12.00. Vizitë panoramike te nje prej qyteteve me te medha te Spanjes. Shetitjen ne kembe do ta fillojme nga Parku Macanaz, buke lumit Ebro dhe do kalojme lumin nepermjet ures monumentale Puente de Piedra. Vizita e pare do te jete tek Sheshi Plaza del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtezakonshtme e Zonjes sone Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, nje nga veprat me spektakolare ne Zaragoza. Me vonë do të vizitojmë Muzeun Goja. Me vone do te dalim tek Paseo de Fernando de Catolico per te shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Ne pasdite do të nisemi per ne kryeqytetin Madrid. Mbrritje ne Madrid. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Katërt, 28 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh te Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Castellana, Sheshet Plazas de Espana, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alcala, Plaza de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sacramaneto, dhe Colon Square. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një Kështjelle të Vjetër Arabe dhe e ndjekur nga Stili klasik, Italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pausr në tapete, orë dhe objekte të cmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë Stadiumit Santiago Bernabeu. Pasdite Nisja për në Lisbonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Lisbonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 29 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qendrore, Monumenti Santa Justa, Katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 30 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Ndalesë për vizitë në Sevilje, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit,Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Seviljes. Vazhdon udhëtimi për në Cordoba, ku vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, lagja çifute dhe Tregu Vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në Malaga. Mbrritje në Malaga. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë, 31 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobuz në qytet. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Picasso. Vizitohen rrugicat karakteristike, Kopshtet dhe Bulevardet, Katedralja e quajtur La Manquita dhe Keshtjella me muret rrethues. Pasdite Nisja për në Valencia. Ndalesë për vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon Udhëtimi për në Valencia. Mbrritje në Valencia.  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë, 1 Qershor 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet, ku vizitohen: Plaza de la Reina, Palacio de Congresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Pasdite Nisja për në Aeroportin e Barcelonësa. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Aeroport. Fluturimi direkt Barcelonë - Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.35. Mbrritja në Shkup në orën 23.55. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Me Shume Detaje: Nė pagesėn 649 Euro pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Shkup - Barcelonė - Shkup.
2. Transfertat dhe Shėtitjet me autobus.
3. Akomodim nė hotel pėr 7 netė, Fjetje 2 Netė Barcelonė, 1 natė Madrid, 2 netė Lisbonė, 1 natė Malaga dhe 1 natė Valencia.
4. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
6. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Pranverė nė Spanjė dhe Portugali, 8 Ditė €649

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Pranverė
nga 25/05/2018 nė 01/06/2018
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 649.00


Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė