Nga Data: Deri datė: Dhomė

Festa e Birrės nė Mynih, 4 Ditė €429

Gjermani

Gjermani

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi Direkt për në Bazel. Nisja më 08.50 - Mbrritje më 11.05.Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Në orën 08:00 do të nisemi për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në qytezën Hohenschwangau, ku vizitohet Keshtjella e Bukuroshes së Fjetur, Neuschwanstein. Pas 2 orësh, vazhdon udhëtimi për në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Pasdite, vizitë në muzeumin e Alte Pinakotheke. Vajtje në Teresienwiese, tek stendat e Oktoberfest. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Podgoricë. Nisja më 09.20 - Mbrritje më 11.05. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Nisja më 30 Shtator

Me Shume Detaje: Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe pėrfshin:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shėtitjet me autobus,
3. Akomodim nė hotel me 3 yje,
4. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit,
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
• Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
• Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Festa e Birrės nė Mynih, 4 Ditė €429

LISTA E ĒMIMEVE

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė