Nga Data: Deri datė: Dhomė

Vjeshtė nė Kryeqytetet Skandinave, 6 Ditė €599

Dita e Parë, 3 Tetor 2018: Nisja me autobus  ne orën 20:30 nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit (më 2 Tetor). Fluturimi direkt Shkup - Malmö. Nisja nga Shkupi në orën 06:05. Mbërritja në Aeroportin Sturup të Malmö në orën 08:45. Transferimi Malmö. Vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmö si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe "Lilla Torg". Në mesditë nisemi për në Kopenhagen. Për drekë do të ndalojmë tek Katedralja e Kopenhagenit ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn. Pas drekës do të vazhdojmë një vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Kopenhagenit ku do të vizitohet një nga sheshet kryesore të qytetit Radhusplatsen ku gjendet bashkia e Kopenhagenit. Do të shkojmë tek Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez. Në vazhdim do vizitojmë Pallatin Rosenborg. Më vonë do të vizitojmë dhe sheshin qëndror Amalienborg ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kishën e Frederikut, Shatërvanin Gefyon, si dhe Sirenën e vogël të Hans Peter Andersen. Do ta mbyllim vizitën tonë në pjesën më të bukur padiskutim, ku do qëndrojmë për një kafe, në Nyhavn si dhe tek fabrika e një prej birrave më të njohura në botë Calsberg. Nisemi drejt Helsingör. Fjetje në hotel në Helsingör.

Dita e Dytë, 4 Tetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamlet. Në mesditë do të shkojmë me traget në Helsingborg, në Suedi. Aty do të vizitojmë për rreth 1,5 orë pjesët më të bukura në qytet si bashkinë e qytetit, sheshin qëndror Stortorget, Kështjellën Kärnan. Më pas do të nisemi për në Göteborg ku fillimisht do të ndalojmë për drekë tek qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Më pas do të vizitojmë monumentet me interesante në qytet si Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qytetin e vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshtin mbretëror Kungsparken, Lagjen e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”. Në fund do të vizitojmë sheshin Götaplatsen ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut. Akomodim në hotel në Gotenborg.

Dita e Tretë, 5 Tetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, nisje për nē Norvegji drejt Oslos. Fillimisht do të vizitojmë Kështjellën Akershus, kështjellën mesjetare qytetit dhe më vonë tek bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez. Pastaj do të shkojmë tek Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner". Do vazhdojmë me pistën e skive Holmenkollen. Akomodim në hotel në Oslo.

Dita e Katërt, 6 Tetor 2018: Mëngjesi në hotel. Do të nisemi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Gjatë darkës do të mbërrijmë në Stokholm. Akomodim edhe sistemim në Stokholm.

Dita e Pestë, 7 Tetor 2018Mëngjesi në hotel. Do fillojmë guidën nga Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij. Do të vizitojmë Bashkinë e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, qytetin e vjetër si dhe ishullin qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshin qëndror të qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Fjetje në hotel.

Dita e Gjashtë, 8 Tetor 2018: Transferta për në Aeroportin Skavsta. Fluturimi direkt Stockholm - Shkup. Nisja në orën 09:50. Mbërritje në orën 12:50. Nisja me autobus nga aeroporti i Shkupit drejt Tiranës. 

Me Shume Detaje: Nė pagesėn pėrfshihen:
1. Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana nė Aeroportin e Shkupit.
2. Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Shkup - Malmö dhe Stokholm - Shkup.
3. Transfertat nga Aeroporti nė Hotel dhe anasjelltas
4. Akomodimi nė hotel pėr 1 natė nė Helsingor, 1 natė nė Gothenburg, 1 natė nė Oslo dhe 2 netė nė Stokholm.
5. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
6. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
6. Guidė Vendase gjatė vizitave sipas programit.
7. Lejohet tė merret nė avion vetėm njė ēantė me pėrmasa deri nė 55x40x23cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa ka shpenzime tė mėdha ekstra).

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Vjeshtė nė Kryeqytetet Skandinave, 6 Ditė €599

LISTA E ĒMIMEVE

Nga Data: Deri datė: Dhomė