Nga Data: Deri datė: Dhomė

Vjeshtė nė Barcelonė, 4 Ditė €399

4. Spanje

4. Spanje

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 13:45, Mbrritja në Barcelonë në orën 16:10. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Guell,i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi,e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi e Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve,Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek Torre Agbar. Pasdite e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monsarrat (pagesë shtesë). Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite,vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës,si:Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olompik dhe sheshet olimpike,Museu Catalan d'Arts. Do të vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom,statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugen tregtare Las Rambas,ku gjndet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë.Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmëtek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 10.45. Mbrritja në Podgoricë në orën 13:10. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Nisja më  3, 24 Tetor

Me Shume Detaje: Nė pagesėn 399 Euro pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricė - Barcelonė - Podgoricė.
2. Transfertat dhe Shėtitjet me autobus.
3. Akomodim nė hotel pėr 3 netė.
4. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
6. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė (40x30x20cm) cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.


Vjeshtė nė Barcelonė, 4 Ditė €399

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Vjeshtė I
nga 03/10/2019 nė 06/10/2019
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 399.00


» Vjeshtė II
nga 24/10/2019 nė 27/10/2019
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 399.00


Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė