Nga Data: Deri datė: Dhomė

Krishtlindjet nė Paris, 7 ditė €349

France

France

Dita e Parë, 23 Dhjetor 2017: Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 24 Dhjetor 2017Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë, 25 Dhjetor 2017Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 26 Dhjetor 2017: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Pestë, 27 Dhjetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Pasdite vonë, Nisja për në Bourg en Bresse. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 28 Dhjetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja Bourg en Bresse për në Gjenevë, në Zvicër. Shëtitje panoramike, ku vizitohen: Muzeu Arianne, Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Vazhdon udhëtimi  për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Trieste. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë, 29 Dhjetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mengjes nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe 349 Euro
Nė pagesė pėrfshihen:
1. Udhėtimi me autobus Tiranė - Zagreb - Mynih - Paris - Milano - Tiranė.
2. Akomodim nė hotel: 3Fjetje 2 netė nė Paris, 1 natė nė Bourg en Bresse, 1 natė nė Zagreb, 1 natė nė Mynih dhe 1 natė nė Trieste.
3. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
4. Shėtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

Krishtlindjet nė Paris, 7 ditė €349

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Krishtlindjet
nga 23/12/2017 nė 29/12/2017
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 349.00


Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė