Nga Data: Deri datė: Dhomė

Shtutgart, Strasburg, Zyrih, 7 Ditė €549

France

France

Dita e Parë: Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 09.50. Mbërritja në orën 12:10 Nisja për në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Vazhdon udhëtimi për në Colmar. Udhëtimi zgjat 45 minuta. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350 dhe Maison des Tetes. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos, i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Pasdite, Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France, Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Në orën 08:00 do të nisja për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih në orën 09:00. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Shtatë:  Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 10:20. Mbrritja në 12:30. Kthimi me Autobus për në Tiranë.

Nisja më 24 Nëntor

 

Me Shume Detaje: Nė pagesėn pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Prishtinė - Bazel - Prishtinė.
2. Transferta dhe Shėtitjet me autobus.
3. Akomodimi nė hotel pėr 6 netė.
4. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
6. Transferimi me autobus pėr nė Aeroportin e Prishtinės.
7. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė 56 x 45 x 25 cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Shtutgart, Strasburg, Zyrih, 7 Ditė €549

LISTA E ĒMIMEVE

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė